zoom

Aktualitet

Shembet skarpata e rrugës së Arbrit, rrezikohet bllokimi i qarkullimit

Shembet skarpata e rrugës së Arbrit, rrezikohet bllokimi i qarkullimit

Rruga e Arbrit vijon të shfaqë probleme në shumë segmente. Aktualisht problematike mbetet situata në segmentin nga tuneli i Murrizit deri në afërsi të shkallës së Tujanit.

Skarpata e betonit në afërsi të tunelit të Murrizit, ka pësuar çarje të mëdha. E gjithë struktura prej betoni ka pësuar çarje dhe shembje dhe rrezikon të bllokojë gjithë qarkullimin e automjeteve.

Shembja ka ndodhur në vendin e quajtur “Maricë” të Tiranës në një gjatësi lineare të konsiderueshme dhe rrezikon të bllokojë qarkullimin e automjeteve në drejtim të Qarkut Dibër.

Sipas specialistëve, shkak i kësaj shembje mund të jetë bërë mungesa e hapësirave kulluese të ujit në të gjithë pjesën e betonuar.

Probleme me shembjen ka edhe në vendin e quajtur Zall Dajt, ku një masiv i madh dheu i është drejtuar rrugës dhe nga momenti në moment mund të bjerë në asfalt.

Postime të lidhura