Aplikacion
SHBA-të kanë nisur një hetim të ri ndaj disa prej partnerëve të tyre më të mëdhenj tregtarë, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një pjesë kyçe të politikave të tarifave të Presidentit Donald Trump muajin e kaluar.
Të mërkurën, Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, tha se hetimi i Seksioni 301 për praktikat e padrejta tregtare mund të çojë në taksa të reja kundër vendeve, përfshirë Kinën, Bashkimin Evropian, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Meksikën, deri këtë verë.
Hetimi mund t’u lejojë SHBA-ve të vendosin taksa importi për mallrat nga çdo vend që gjendet se është përfshirë në praktika të padrejta tregtare.
Greer tha se shpresonte të përfundonte hetimet përpara se tarifat e reja të përkohshme të vendosura nga Trump në fund të shkurtit të skadojnë në korrik.
Vende të tjera që po hetohen përfshijnë Vietnamin, Tajlandën, Malajzinë, Kamboxhian, Singaporin, Indonezinë, Bangladeshin, Zvicrën dhe Norvegjinë.
Kanadaja, e cila është partneri i dytë më i madh tregtar i SHBA-së, nuk u përmend si objektiv i hetimit.
Ky veprim vjen disa javë pasi Gjykata Supreme vendosi që tarifat e vendosura nga Trump ndaj një numri vendesh anembanë botës në prill të vitit të kaluar ishin të paligjshme.
Menjëherë pas vendimit, presidenti njoftoi një tarifë të re globale prej 10%, duke e quajtur vendimin “të tmerrshëm” dhe duke i kritikuar ashpër gjyqtarët që hodhën poshtë politikën e tij tregtare si “budallenj”.