Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se janë zhvilluar bisedime intensive me Iranin, duke theksuar se ekziston një vullnet i fortë nga të dyja palët për të arritur një marrëveshje.
Sipas tij, negociatat e fundit kanë prodhuar rezultate pozitive dhe kanë afruar palët drejt një zgjidhjeje, megjithatë situata mbetet delikate. Trump njoftoi se SHBA ka vendosur të ndërpresë përkohësisht sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë-ditore, në mënyrë që t’i japë hapësirë dialogut.
Ai paralajmëroi se nëse përpjekjet diplomatike nuk sjellin një marrëveshje konkrete, atëherë veprimet ushtarake do të rifillojnë pa hezitim. Sipas tij, objektivi kryesor është arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme që do të ndalojë përshkallëzimin e konfliktit dhe do të garantojë që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore.
Ndërkohë, zhvillimet e fundit kanë reflektuar menjëherë edhe në tregjet ndërkombëtare. Pas njoftimit për pezullimin e përkohshëm të sulmeve dhe progresin në bisedime, çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur me rreth 13%./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit