Aplikacion
Rreth 1,000 ushtarë amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë pritet të vendosen në ditët në vijim në Lindjen e Mesme, sipas CNN, duke shtuar fuqinë ushtarake në rritje në rajon, ndërsa administrata Trump thotë se është në bisedime me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit.
Kontingjenti përfshin Gjeneral Major Brandon Tegtmeier, komandant i Divizionit të 82-të Ajror, dhe stafin e divizionit, si dhe një batalion të Ekipit Luftarak të Brigadës së Parë, i cili aktualisht vepron si Forca e Reagimit të Menjëhershëm (IRF) e divizionit.
Elementet fillestare të stafit të divizionit dhe batalionit pritet të fillojnë të vendosen brenda një jave, tha një nga burimet per CNN; elementë të tjerë brenda brigadës gjithashtu presin të vendosen në një datë të mëvonshme, megjithëse këto pritje mund të ndryshojnë ndërsa situata zhvillohet.
Brigada do të jetë “njësia e gatshme” në Lindjen e Mesme, e përgatitur për t’u thirrur nëse është e nevojshme, tha burimi. Divizioni i 82-të Ajror bëri një lëvizje të ngjashme në vitin 2020 pas vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleimani.