Aplikacion
Edlira Dyrmishaj, kandidate e PS-së në zgjedhjet e 11 majit nuk e ka nisur me këmbë të mbarë fushatën e saj.
Teksa fliste për pikat e forta të PS-së e ftuar në emisionin ‘Opinion’ ajo u shpreh:” PS ka kalin e Trojës në këto zgjedhje, pasaportën europiane” tha Edlira Dyrmishaj, kandidate në Tiranë.
Gazetari Fevziu e korrigjoi duke i thënë se shprehja e duhur për t’u përdorur është “kal fitues” dhe jo “kali i Trojës”, pasi deklarata do të merrte tjetër kuptim.
Një deklaratë e ngjashme që ka mbetur në memorien e qytetarëve është ajo e socialistit Eduart Shalsi, ku i ftuar po ashtu në një emision tha se socialistët “nuk do vjedhin në mënyrë flagrante”.

