Aplikacion
Pas disa vitesh shkëputje, Marina Vjollca duket se do të kthehet sërish në Top Chanel këtë shtator, aty ku nis karrierën shumë vite më parë.
Sipas mediave Marina ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin që do të nisë transmetimin së shpejti.
Ajo ka qenë në bisedime për të vijuar punën edhe më gjatë në televizionin Klan, por mesa duket e ka bërë zgjedhjen e saj.
Lartë e poshtë në media thuhet se në Top Chanel do të rikthehet edhe motra tjetër Luana Vjollca, por mbetet për tu parë.


