Aplikacion
Lojtarë titullarë janë në fund të kontratave dhe mund të largohen. Eljon Sota dhe David Atanaskoski s’kanë rinovuar kontratën që u skadon muajin e ardhshëm. Mes tyre dhe klubit nuk ka pasur ende bisedime konkrete dhe shanset e rinovimit janë zbehur ndjeshëm për të dy. I larguar mund të quhet edhe Skuka, i cili mbyll periudhën e huazimit dhe kthehet te Metzi.
Në verë pritet të merret vendimi final mbi të ardhmen e dibranit. Leart Zekollit gjithashtu i skadon kontrata dhe s’është njoftuar asgjë në lidhje me rinovimin, raporton “Panorama Sport”.
Lojtarë të tjerë kanë kontratë, por qëndrimi i tyre te Partizani mbetet në dyshim të madh. Tedi Carës dhe Valentino Muratajt i skadon kontrata në qershor, por klubi ka aktivizuar vitin shtesë të parashikuar në kontratë. Gjithsesi, as kjo nuk e siguron qëndrimin e tyre, pasi vetë Murataj është shprehur se vendimtar do të jetë takimi me presidentin Demi.
Maget Gueje është thuajse i sigurt se do të shitet. Mikuliç duket i larguar pa lënë asnjë shenjë. Mensah ka qenë çdo verë i përfolur për t’u larguar. /ZOOM.AL/