Aplikacion
Selin është shfaqur e përlotur në dhomën e rrëfimit menjëherë pas përfundimit të spektaklit mbrëmjen e të martës.
Në një video të publikuar në rrjetet zyrtare të programit, ajo shprehet se e kishte parashikuar largimin e tij, por gjithsesi e përjetoi shumë situatën. Sipas saj, marrëdhënia me Gimbon ishte e ndërlikuar, por prania e tij në shtëpi kishte një ndikim të madh.
“E dija që do të ndodhte kështu. Jam mërzitur, sepse ishte e vështirë edhe kur ishte këtu, imagjino tani pa të fare. Është si të ndihesh vetëm”, u shpreh ajo mes emocionesh.
Eliminimi i Gimbos erdhi pas një televotimi “kokë më kokë” me Brikenën, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP./ Zoom.al

