Aplikacion
Monika Kryemadhi folur mbi paragjykimet dhe komentet ndaj saj, teksa u shpreh se kanë ardhur jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga ish-bashkëpunëtorë politikë të Ilir Metës.
“Një bashkëpunëtor i imi… ka thënë ‘nuk e dija që qenka kaq e përdalë’. Unë kurvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po,” u shpreh Kryemadhi, duke reaguar ndaj etiketimeve që i janë bërë në publik.
Ajo theksoi se është ndjerë e paragjykuar gjatë kësaj periudhe, por nuk ka zgjedhur të paraqitet si viktimë, duke shtuar se nuk ka reaguar as në momentet më të vështira personale.
“Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj… Unë nuk qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit të bëj rolin e viktimës,” deklaroi ajo.
Kryemadhi nënvizoi se do të vazhdojë jetën e saj normalisht, duke u fokusuar te vetja dhe fëmijët, ndërsa theksoi se beteja e saj mbetet me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën mbi akuzat që, sipas saj, nuk qëndrojnë.
Erl Murati: A jeni ndjerë e gjykuar gjatë gjithë këtyre javëve që shoku juaj i jetës gjendet në izolim dhe ju keni nisur jetën tuaj në mënyrë më spektakolare. Ka njëlloj përplasje imazhi, një ish president, ish kryeministër në izolim dhe ish bashkëshortja e tij ka rilindur…Për shkak të viteve që njihemi ma lejo, më erdhën në mendje poezi një varg, që thotë në orën 6 ai u var, në orën 7 e kallën në var në orën 8 ai që e deshtë, pinte verë edhe qeshte
Kryemadhi: Këto vargje nuk kanë lidhje me mua, por me ish bashkëpunëtorët e Metës në politikë që ka pasur, ish ministrat, ish deputetët, dhe ish miqtë e tij të ngushtë. Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj.
Unë nuk qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës. Unë jetën do ta vazhdoj Erli sepse do ushqehem do jetoj, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë. Një bashkëpunëtor i imi, ose ish bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike ka thënë nuk e dija që qenka kaq e përdale…
Dhe unë i kam thënë unë kurvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po…E paragjykuar po jam ndjerë. Sot kanë frikë edhe të vijnë tek dera përpara gjykatës qoftë edhe në solidaritet. Por për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që 10 % e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë…Kush është vepra penale? Ai pretendon që vepra penale ka ndodhur pas një viti.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit