Aplikacion
Policia e Sarandës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy persona që dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm në ambientet e një lavazhi automjetesh.
Të arrestuarit janë Renato Makri, 51 vjeç dhe Ilir Prenga, 22 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Sipas hetimeve, dy shtetasit kishin përshtatur një lavazh në rrugën “Idriz Alidhima” si pikë për shitjen e drogës. Ky ambient shërbente si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike, duke maskuar aktivitetin e tyre pas shërbimit të zakonshëm të larjes së makinave.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u sekuestruan rreth 1 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa. Gjithashtu, në vendngjarje u gjetën edhe mjete që përdoreshin për ndarjen dhe paketimin e saj, si dhe disa targa automjetesh dhe një targë motomjeti.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës