zoom

Lajme

Sara Hoxha dhe Erik Fullani surprizojnë me lëvizjen e fundit, a po pajtohen?

Sara Hoxha dhe Erik Fullani surprizojnë me lëvizjen e fundit, a po pajtohen?

Pas javësh spekulimesh për një ndarje të mundshme përfundimtare, duket se marrëdhënia mes Sarës dhe Erikut ka marrë një drejtim të ri, duke lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi.

Sipas informacioneve të fundit nga rrethi i afërt i çiftit, raporti mes tyre nuk është ndërprerë plotësisht, pavarësisht ulje-ngritjeve që kanë shoqëruar marrëdhënien gjatë muajve të fundit.

Burime pranë tyre bëjnë të ditur se që prej muajit maj, është vënë re një afrim gradual, duke shtuar se dyshja nuk e ka mbyllur përfundimisht komunikimin.

Një nga shenjat që ka shtuar zërat për pajtim janë edhe lëvizjet e tyre në rrjetet sociale. Pas një periudhe kur ata nuk ndiqeshin më në Instagram, Sara dhe Eriku kanë rifilluar sërish të ndjekin njëri-tjetrin, duke nxitur diskutime mbi një rikthim të mundshëm.

Raportohet se dyshja ka gjetur sërish gjuhën e përbashkët dhe po shqyrton mundësinë për t’i dhënë një shans të ri marrëdhënies së tyre. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim publik nga asnjëra palë./ Zoom.al

Postime të lidhura