Aplikacion
Marrëdhënia mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit duket se po kalon një moment të vështirë, të paktën bazuar në lëvizjet e tyre të fundit në rrjetet sociale.
Dyshja, e cila prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes për historinë e dashurisë, nuk ndiqen më në Instagram, duke ngritur menjëherë aludime për një ndarje të mundshme.


Kohët e fundit ata kanë munguar edhe në publikime të përbashkëta, çka ka shtuar dyshimet se lidhja mund të ketë përfunduar.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një krizë të përkohshme apo për ndarje./ Zoom.al




