zoom

Sport

Santiago Selmani prezantohet në Rumani, ish-sulmuesi i Shpresave firmos me CSM

Ish-sulmuesi i Kastriotit, Santiago Selmani, do të vijojë karrierën në Rumani, por jo në elitë.

Sot futbollisti i talentuar është prezantuar te skuadra e CSM Ceahlaul Piatra, që këtë sezon do të militojë në Ligën e Dytë rumune.

Selmani në sezonin që u mbyll ishte pjesë e Kastriotit, ku në 27 ndeshje shënoi 4 gola.

Te ekipi i ri, 21-vjeçari do të jetë shok skuadre me sulmuesin tjetër shqiptar, Azdren Llullaku.

Kjo do të jetë aventura e parë e Selmanit, jashtë Shqipërisë, teksa më herët është aktivizuar te Iliria, Laçi dhe Teuta.  /zoom.al/