Aplikacion
Liderët evropianë kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë.
I pari që mbërriti ishte shefi i NATO-s, Mark Rutte. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ishte e dyta.
Pas saj ka mbërritur kryeministri britanik Keir Starmer. Ai u prit nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pas mbërritjes në Lëndinën Jugore.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb mbërritën më pas. Në fund kanë mbërritur kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz si dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Macron është lideri i fundit evropian dhe i NATO-s që mbërrin. Ai nuk ishte në ambasadën ukrainase me të tjerët, pasi mbërriti më vonë në Uashington.
Përkeqësohen kushtet e motit, Policia e Shtetit apel për kujdes