zoom

Aktualitet

Salianji mesazh Fevziut për lëvizjen brenda PD: Demokratët janë të uritur…

Salianji mesazh Fevziut për lëvizjen brenda PD: Demokratët janë të uritur…

Sonte, më datë 27 nëntor 2025, në studion e emisionit “Opinion” ishte i ftuar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ai foli, në lidhje me lajmet e përhapura së fundmi, se Ervin Salianji ka zhvilluar një mbledhje me disa eksponentë të PD-së, për të sjellë diçka ndryshe në Partinë Demokratike.

Salianji ndërhyri në emision, duke i dërguar edhe mesazh moderatorit të emisionit, Blendi Fevziut.

“Nuk besoj se të gjithën e sqaroj dot me një mesazh, Do vij tek ju dhe do flas. Takimet unë i bëj përherë, se në politikë vota përcakton hierarkinë dhe peshën e çdo mekanizëm tjetër hileqar, që nuk rri dot. PD ka nevojë për ripërtëritje dhe vlerësim të meritës. Këto i kam thënë në studion tuaj dhe kudo. Fakti që takimi i individëve më të votuar bën lajm, tregon urinë e qytetarëve dhe demokratëve, për vlerësim dhe analizë reale që kemi ne. Unë dëgjoj çdo demokrat, jo më demokratë, që të gjithë ne që ishim në një kafe, kemi mbledhur më shumë se 200 mijë vota për PD-në. Ju kam sjellë edhe një foto”, shkruan në mesazh Salianji.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh se Salianji dhe eksponentët e tjerë të Partisë Demokratike kanë pirë thjesht kafe e se nga ajo mbledhje nuk ka asgjë serioze.

Postime të lidhura