zoom

Aktualitet

Saimir Kodra fiton gjyqin ndaj Egla Cenos, aktorja dënohet nga gjykata

Saimir Kodra fiton gjyqin ndaj Egla Cenos, aktorja dënohet nga gjykata

Aktorja e njohur dhe fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, është dënuar nga Gjykata Penale e Tiranës për veprën penale të shpifjes, pas një padie të ngritur nga moderatori Saimir Kodra.


Sipas vendimit të trupit gjykues, Ceno do të paguajë një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra për deklaratat e saj publike që, sipas gjykatës, kanë cenuar figurën dhe reputacionin e moderatorit.

Çështja nisi pas një interviste televizive, ku aktorja rrëfeu se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator televiziv, duke përmendur mbiemrin “Kodra”.


Pas kësaj deklarate, Saimir Kodra reagoi publikisht dhe më pas iu drejtua gjykatës, duke kërkuar ndëshkimin e saj për dëmtim të imazhit dhe nderit profesional.

Gjatë procesit gjyqësor, Egla Ceno ndryshoi disa herë qëndrimin e saj.

Në fillim, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë, ndërsa më pas theksoi se nuk kishte përmendur emrin e plotë të moderatorit, por vetëm mbiemrin.
Në një tjetër seancë, aktorja argumentoi se fjalët e saj kishin kuptim simbolik, pa pasur lidhje direkte me Saimir Kodrën.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Penale e Tiranës konstatoi se deklaratat e bëra publikisht nga Ceno kishin karakter shpifës dhe shkaktonin dëm moral dhe profesional ndaj Saimir Kodrës.


Për këtë arsye, trupi gjykues vendosi dënimin me gjobë, ndërsa palët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit./ Zoom.al

Postime të lidhura