zoom

Politikë

Sa ditë do të zgjasë protesta? Berisha zbulon skenarin: E vërteta dhe kurioziteti

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut në Tiranë dhe kush është kushti që kanë pa të cilin nuk do të ndalin tubimin dhe rezistencën kundër qeverisë. Kryetari i PD-së tha se fatin e protestës do ta vendosin vetë njerëzit duke nënkuptuar se nuk do të mbyllet atë natë.

“Në pyetjen tuaj, ka të vërteta dhe kuriozitet. Të vërtetat janë se protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet deri në realizimin e qëllimit, por cila do të jetë kjo protestë që nuk do të ndalet, do të përcaktojë vetë protesta.

Ua kam thënë, mos harroni, një parim, në lëvizje, ky është një front, për shpëtimin e Shqipërisë dhe në një lëvizje, suksesi përcaktohet kur ti pranon, që njëherë udhëheq ti dhe njëherë të udhëheqin ty, vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Jam i gati edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin” tha ai.