zoom

Bota

Rusia thotë se ka gjetur prova që Ukraina qëndron pas masakrës së Moskës. Detajet e hetimit

Teksa numri i viktimave të masakrës së Moskës po i afrohet shifrës 100, hetuesit po lidhin tangente provash se sulmi u organizua dhe erdhi nga Ukraina.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë Kremlini ka nisur ta lidhë sulmin në Moskë me Ukrainën edhe pse Shteti Islamik e ka marr përgjegjësinë për vrasjet masive në kryeqytetin rus.

Media shtetërore ruse po raportojnë se shërbimet ruse të sigurisë (FSB) kanë thënë se të dyshuarit që mendohet të jenë të përfshirë në të shtënat në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” po tentonin të kalonin në Ukrainë.

“Pas sulmit terrorist, kriminelët synonin të kalonin kufirin e Federatës Ruse e Ukrainës dhe kishin kontakte me ukrainasit”, citohet të ketë thënë FSB-ja, raporton “Skynews”.

Komiteti hetimor i Rusisë ka thënë veçmas se gjithsej katër persona u arrestuan pranë kufirit me Ukrainën në rajonin Bryansk. Ukraina e ka mohuar kategorikisht, duke ngritur teoritë konspirative nga Moska, në mënyrë të qëllimtë, e për të krijuar kauza të paqena.

Burra të armatosur me automatikë kallashnikov me veshje kamuflazhi hynë në Sallën e Bashkisë Crocus, një sallë koncertesh në veriperëndim të qendrës, duke hapur zjarr pa mëshirë ndaj pjesëmarrësve të koncertit.

Sulmuesit, para se të arratiseshin me një “Renault” të bardhë, hodhën edhe granata ose shishe ndezëse dhe pak më pas e gjithë ndërtesa u përfshi në zjarr. U bënë 11 arrestime, njoftoi Kremlini, duke përfshirë 4 terroristë të përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

Pasaportat e Taxhikistanit u gjetën në makinën e përdorur për arratisje.

Sipas mediave, emrat e tyre janë: Nasridinov Makhmadrasul, 37 vjeç, Ismonov Rivozhidin, 51 vjeç, Safolzoda Shokhinjonn, 21 vjeç dhe Nazarov Rustam, 29 vjeç. Makina, në të cilën udhëtonin katër të dyshuarit për sulmin në auditorin e rajonit të Moskës, u gjet në distriktin Karaçi, rajoni Bryansk. Këtë e ka konfirmuar deputeti rus Alexander Khinshtein, sipas të cilit makina nuk është ndalur kur policia ka tentuar ta ndalojë të arratiset. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura