Aplikacion
Videoja është bërë publike nga organizata xhihadiste Shteti Islamik (ISIS) përmes platformës Telegram.
Videoja, që zgjat 1 minutë e 31 sekonda, tregon pamje të rënda kur terroristët qëllojnë me automatik, si edhe momentin kur godasin edhe me thikë një qytetar, që ishte ende gjallë brenda ndërtesës së qytetit Crocus në Krasnogorsk.
🚨🇷🇺#BREAKING: ISIS have posted footage from the terrorist attacks in Moscow.
The full video is very graphic, shows people being shot and a man getting his throat slit, I've removed those parts.
These terrorist bastards deserve the most painful torture possible… pic.twitter.com/zzId9XHB2r
— Censored Men (@CensoredMen) March 23, 2024
Nga sulmi që ndodhi më 22 mars, numërohen 133 viktima dhe 140 persona të plagosur.
Persona të armatosur dhe te veshur me uniforma ushtarake, qëlluan pa mëshirë ndaj spektatorëve ku duhej të performonte një grupi i muzikës rok i kohës sovjetike.
Autorët para se të largoheshin me një automjet të tipit Renault, lëshuan pas granata dhe lëndë plasëse, duke shkaktuar zjarr në ndërtesë.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se kjo është pjesë e atyre vendeve që luftojnë Islamin.