zoom

Bota

Putin reagon për herë të parë pas masakrës, akuzon Ukrainën: Të gjithë planifikuesit do ndëshkohen!

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi në Moskë, duke i quajtur të shtënat e mbrëmshme një “sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar”.

Ai theksoi se të dyshuarit “u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës”, ndërsa shpalli ditë zie për nesër dhe shprehu ngushëllimet familjeve të të vrarëve në sulm.

“Të gjithë ata që e kanë planifikuar dhe ekzekutuar këtë operacion do të ndëshkohen”, tha ai.

“Terroristët, vrasësit mund të presin vetëm një gjë, vetëm dënimin”, theksoi Putin. “Të gjithë sulmuesit janë gjetur dhe ndaluar. Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë” shtoi ai. /ZOOM.AL/