zoom

Bota

Sulmi terrorist në Moskë, SHBA: Kievi nuk ka dorë/ Inteligjenca ukrainase: E ka bërë Putin!

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka reaguar për sulmin në sallën e koncerteve në Moskë, duke i përshkruar imazhet si “të tmerrshme”.

Kirby është shprehur se për Shtëpinë e Bardhë, nuk ka indicie që tregojnë se Kievi është i përfshirë në sulm.

“Mendimet tona janë me viktimat. Aktualisht nuk ka asnjë indicie se Ukraina apo ukrainasit janë të përfshirë në sulm”, shprehet zëdhënsi në reagim.

Nga ana tjetër, ka qenë Inteligjenca ushtarake e Ukrainës që ka thënë se sulmi është akt i Putinit.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës është shprehur se sulmi terrorist në rajonin e Moskës është “një provokim i qëllimshëm i regjimit të Putinit”, për të cilin ka paralajmëruar komuniteti ndërkombëtar.

“Zjarri nuk u shua për të paktën një orë, sepse reaguesit e parë prisnin që të vinin ekipet e forcave speciale. Kjo është anormale për qytetin e Moskës dhe rajonin. Kjo ndodh vetëm kur planifikohet një sulm terrorist nga ata që u japin urdhra forcave speciale”, citojnë mediat ukrainase burime nga inteligjenca.