zoom

Bota

Rusia sulm masiv me raketa e dronë në Ukrainë, reagon Zelensky

Rusia sulm masiv me raketa e dronë në Ukrainë, reagon Zelensky

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë të plagosur nga një sulm masiv rus në Ukrainë gjatë natës duke u gdhirë e shtuna.

Forcat ruse sulmuan me raketa balistike dhe dronë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa shumëkatëshe banimi dhe automjete, sipas autoriteteve ukrainase.

Presidenti Volodymir Zelenski tha se u përdorën gati 70 raketa lundruese dhe balistike dhe pothuajse 200 dronë.

“Sulme të tilla tregojnë se objektivat e Rusisë nuk kanë ndryshuar. Prandaj, është thelbësore të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për të mbrojtur jetët, për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për të rritur sanksionet kundër Rusisë. Çdo gjë që e ndihmon Putinin të financojë luftën duhet të shembet.”– tha presidenti ukrainas.

Të premten, forcat ruse dëmtuan infrastrukturën e energjisë dhe gazit ukrainas në sulmin e tyre të parë të madh me raketa që kur SHBA ndaloi shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën. Ndërkohë, agjencitë e lajmeve raportojnë për përkeqësim të ndjeshëm të situatës së ushtrisë ukrainase në zonën e pushtuar ruse në Kursk.

Raportohet se forcat ruse kanë rimarrë territorin në një kundër ofensivë që pothuajse i ka ndarë në dysh forcat ukrainase si dhe ka ndarë grupin kryesor nga linjat e furnizimit.

Zhvillimet e fundit vijnë si një presion i shtuar mbi Kievin, ndërsa Presidenti Donald Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës. Një ditë më parë Trump tha se Putin po bën atë që do të bënte çdokush në vendin e tij dhe se ai e kishte më të thjeshtë të merrej me Rusinë dhe se ai e kishte më të thjeshtë të merrej me Moskën se sa me Kievin.

Postime të lidhura