Aplikacion
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë, pas një vale sulmesh gjatë natës në Ukrainë.
“Bazuar në faktin se Rusia po godet Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke konsideruar fuqimisht sanksione bankare në shkallë të gjerë, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe marrëveshja PËRFUNDIMTARE PËR PAQE”, deklaroi Trump.
Ndërsa presidenti i SHBA shtoi: “Për Rusinë dhe Ukrainën, shkoni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!”
Por çfarë janë saktësisht sanksionet?
Sanksionet janë dënime të vendosura nga një vend ndaj një tjetri, për të ndaluar ata të veprojnë në mënyrë agresive ose të shkelin ligjin ndërkombëtar.
Ato janë ndër masat më të ashpra që kombet mund të marrin, pa shkuar në luftë.
Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia tre vjet më parë, SHBA, Britania e Madhe dhe BE, së bashku me vende si Australia, Kanadaja dhe Japonia, kanë vendosur më shumë se 21.000 sanksione ndaj Rusisë. Objektivi i tyre kryesor ka qenë industria ruse e parave dhe e naftës.
Kombet perëndimore kanë ndaluar gjithashtu:
eksportet e teknologjisë që Rusia mund të përdorte për prodhimin e armëve
importin e arit dhe diamanteve nga Rusia
fluturimet nga Rusia
u vendosën sanksione ndaj oligarkëve, biznesmenëve të pasur të lidhur me Kremlinin dhe sekuestruan jahtet e tyre