Aplikacion
Presidenti amerikan, Donald Trump është angazhuar për të gjetur një rrugë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund.
Por përpjekjet e deritanishme kanë shkaktuar më shumë tension, me takimin e fundit Trump-Zelensky që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë dhe që nuk pati rezultatet e dëshiruara.
Pas zhvillimeve të fundit, presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë të qartë se Rusia nuk do të falë asgjë në marrëveshje.
“Ne nuk duam asgjë që i përket të tjerëve, por nuk do të japim asgjë që na takon neve. Ne kemi nevojë për opsionin që do të siguronte zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë në kushte paqeje dhe sigurie”, tha Putin.
Mediat e huaja kanë raportuar se të angazhuara për marrëveshjen e paqes janë edhe Franca së bashku me Britaninë. Krerët po hartojnë një draft, fillimisht për armëpushim afatshkurtër, që pritet t’i dorëzohet në ditët në vijim Donald Trump./ Zoom.al