zoom

Bota

Habit Trump: Më lehtë merrem me Putin sesa me Zelenskyn

Habit Trump: Më lehtë merrem me Putin sesa me Zelenskyn

Donald Trump ka thënë se e ka më të lehtë të punojë me Rusinë sesa Ukrainën, disa ditë pasi administrata e tij ndërpreu ndihmën ushtarake dhe inteligjencën për Kievin.

“Po e kam më të vështirë, sinqerisht, të merrem me Ukrainën . Dhe ata nuk i kanë kartat”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të premten. “Për sa i përket arritjes së një zgjidhjeje përfundimtare, mund të jetë më e lehtë të merresh me Rusinë”.

I pyetur nëse Putin po përfitonte nga pauza në ndarjen e inteligjencës amerikane dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, Trump u përgjigj: “Unë në fakt mendoj se ai po bën atë që do të bënte kushdo tjetër”.

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas planifikojnë të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme, ndërsa Volodymyr Zelenskyy dhe këshilltarët e tij kërkojnë të “ringjallin” marrëdhëniet me SHBA-në pas një samiti të dështuar në Zyrën Ovale, gjatë të cilit Trump i tha Zelenskyy-t se po luante bixhoz me Luftën e Tretë Botërore.

Ndërkohë Rusia ka nisur një sulm masiv me dron dhe raketa ndaj objekteve energjetike të Ukrainës këtë të premte në vazhdën e vendimit të SHBA-së për të ndalur shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën që e kishte ndihmuar atë priste sulmet ajrore.

Postime të lidhura