zoom

Bota

Rusia reagon pas pas sulmit në Rumani: S’ka prova për dronë rusë

Rusia reagon pas pas sulmit në Rumani: S’ka prova për dronë rusë

Rusia ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Rumani, ku një dron goditi një pallat në qytetin Galați, duke lënë të plagosur dy persona.

Moska i ka cilësuar si të pabazuara pretendimet se mjeti ajror ishte rus dhe se ka shkelur territorin e Bashkimit Europian.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se deri më tani nuk ekziston asnjë provë konkrete që të lidhë Rusinë me ngjarjen. Ajo theksoi se akuzat ndaj Moskës janë ngritur pa fakte dhe pa materiale verifikuese.

Pas ngjarjes, autoritetet rumune ndërmorën masa diplomatike ndaj Rusisë. Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, njoftoi mbylljen e konsullatës ruse në Konstancë, ndërsa konsulli rus Andrei Kosylin u shpall “persona non grata”.

Në reagimin e saj, Moska paralajmëroi se do t’i përgjigjet vendimeve të Bukureshtit me kundërmasa diplomatike.

Ngjarja ka rritur tensionet në rajon dhe ka sjellë reagime edhe nga NATO. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, deklaroi se NATO mbetet e gatshme të mbrojë çdo pjesë të territorit të vendeve anëtare./ Zoom.al

Postime të lidhura