Aplikacion
“Informacione të tilla, nëse merren nga burime të huaja, mund të përdoren kundër sigurisë së shtetit”, tha Komiteti Hetues i Rusisë (SK).
Gjithashtu publikoi pamje ku shihej momenti i arrestimit të shtetasit francez të paidentifikuar në një kafene në Moskë.
Një OJQ me bazë në Zvicër tha se këshilltari i tyre Laurent Vinatier u mbajt në kryeqytetin rus.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Laurent Vinatier, një këshilltar në Qendrën për Dialog Humanitar (HD), është arrestuar në Rusi”, tha një zëdhënës i organizatës joqeveritare për agjencinë e lajmeve AFP.
“Ne po punojmë për të marrë më shumë detaje të rrethanave dhe për të siguruar lirimin e Laurent,” shtoi ai.
OJQ-ja thekson se aktiviteti i saj kryesor është “të parandalojë dhe zgjidhë konfliktet e armatosura në mbarë botën përmes ndërmjetësimit dhe diplomacisë diskrete”.
Franca nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm për këtë çështje. Lidhjet midis Parisit dhe Moskës janë të tensionuara për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.