zoom

Sport

Rudiger shpëton Realin në fund, madrilenët ndajnë kreun me Girona

Rudiger shpëton Realin në fund, madrilenët ndajnë kreun me Girona

Real Madrid ka vuajtur shumë por ia ka dalë të fitojë ndaj Mallorcas me shifrat 1-0, duke nisur kështu në mënyrë perfekte vitin.

Por nga pas ka ekipin “hirushe” të Katalonjës, Girona, e cila fitoi me përmbysje brenda përmbysjes ndaj Atletikos, në një ndeshje me 7 gola.

Los Blancos dominuan në pjesën e parë, por pa mundur dot të gjejnë golin. Skuadra e Ancelottit kaloi në epërsi vetëm 12 minuta para fundit të ndeshjes, pas një asisti të Modric.

Mesfushori kroat gjeti Rudiger me një krosim të bukur, me mbrojtësin që u koordinua mirë, duke mposhtur kështu portierin Rajkovic. Te mysafirët nuk luajti Muriqi, për shkak dëmtimi.

Real Madrid kryeson kampionatin me 48 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Almerian në shtëpi. Në krahun tjetër, Mallorca është në vendin e 14-të me 18 pikë dhe në sfidën tjetër gjen Celta Vigon. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura