Aplikacion
Çmimet nisën tendencën rritëse në shtator, pas një prirje rënëse që nisi që në tetor të vitit të kaluar, ku inflacioni arriti 8.3% niveli më i lartë që nga viti 1997.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në muajin shtator inflacioni shënoi 4.1%, ose 0.1% më lartë se në gusht. Kjo rritje u nxit nga çmimet më të larta të ushqimeve, karburanteve dhe shërbimeve arsimore. Një vit më parë ky ndryshim ishte 8,1%.
Në Europë ritmet e rënies se çmimeve ishte më i larta, se në vendin tonë për shkak të stabilizimit të çmimeve të energjisë.
Krahasuar me muajin Shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,7%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,0%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 7,2%.
