zoom

Ekonomi

RREGULLORJA/ S’ka më kredi vetëm me kartë identiteti në 5 minuta

Banka e Shqipërisë ka zyrtarizuar këtë të mërkurë rregulloren që kufizon dhënien e kredisë konsumatore nga institucionet financiare jo banka. Kriteret e përcaktuara në këtë rregullore do të sjellin mbrojtje të konsumatorëve, duke i penguar ata që të marrin dy kredi njëherësh.

“Në mbledhjen e sotme kemi bërë disa ndtryshime në rregulloren për menaxhimin e riskut të kredisë në institucionet financiare jobankare, lidhur me mbrojtjen e konsumatorit, në raport me një analizë më tyë mirë financiare, në raport me disa kufizime që kanë të bëjnë me moshën e kredimarrësve dhe në raport me disa elementë që kanë të bëjnë me numrin e kredive, pra nuk mund të marrin më shumë se dy kredi njëherësh, nuk mund të ekspozohen më shumë sesa duhet”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Po ashtu, institucionet financiare jo banka do të kalojnë në një filtër më të hollësishëm gjendjen ekonomike të qytetarëve që aplikojnë për kredi dhe të ardhurat e tyre mujore.

“Do t’u kërkohet këtyre instc që të përshtasin edhe rregulloret e tyre të brendshme në funksion të ruajtjes së kredimmarrësve nga mbiongarkesa me borxh tyë panevojshëm. Qëllimi është mbrojtja e huamarrësve por edhe mbrojtja e vetë jkëtyre insticuioneve nga kredi problematike”, shtoi Sejko.

Kjo rregullore e parë pritet të pasohet edhe me një paketë tjetër masash sepse paralelisht Banka e Shqipërisë po punon me Bankën Botërore për të gjetur një mekanizëm më të fortë mbrojtës.

Ndryshimet e miratuara nga Banka Qendrore hyjnë në fuqi më 1 janar 2025 dhe pritet të kenë një impakt në treg, duke kufizuar ndjeshëm individët që do të kenë të drejtë të marrin një kredi.