Aplikacion
Moderatorja e njohur Roza Lati ka folur për nënën e saj, Rita Lati teksa e përshkroi si një aktore koketë.
Gjithashtu e ftuar në “Top Story”, tregoi se vlerëson shumë edhe rolet në version mashkull që ajo ka luajtur në skenë:
“Rita Lati ka qenë gjithmonë një aktore koketë, por rolet e mia të preferuara, kanë qenë kur ka bërë plakat ose burrat. … Por, mami ka eksperimentuar edhe me role të tjera, vdisja fare kur bënte burrin plak”, rrëfeu Roza.
Moderatorja gjithashtu rikujtoi momentet kur Rita interpretonte skena komike së bashku me aktorin e njohur Behar Merën, duke u shprehur se e quanin vajza e tij.
“Mua më quanin vajza e Beharit”, kujton me humor Roza Lati: “Behari ishte i shoqëruar me gruan e tij, mami im me shokun e saj prej 22 vitesh. Organizatori i thotë ‘sa të mirë jeni ju të dy, po atë gocën si e keni. Behar, ty të ka ngjarë apo Ritës’. Dhe Rita që i thotë ‘zotëri, Besa, nusja e Beharit’. Ajo është një pjesë që më ka persekutuar gjithë jetën”.