zoom

Lajme

Rrëfehet Albërie Hadërgjonaj: Burri më tradhtoi kur ishte në burg, u bëra 40 kile

Albërie Hadërgjonaj ka rrëfyer se është tradhtuar nga bashkëshorti i saj, në kohën kur ishte e martuar.

Ajo ka treguar për ndjekësit se e ka përjetuar shumë keq këtë ngjarje në jetën e saj, duke shtuar se si episod ka ndodhur kur i shoqi i saj ishte në burg.

“Nuk di si ta personifikoj atë djalë. Ai është njëri shumë i mirë, por me mua nuk ishte ashtu siç isha unë me atë. Tadhtia në burg mua m’i preu krahët sepse ishte shumë e lodhshme si eksperiencë. Gjatë asaj periudhe isha shumë e dobët dhe u lodha nga të gjitha përpjekjet për të mbajtur marrëdhënien. U lodha, isha bërë 40 kile pas tij”, ka rrëfyer Albërie Hadërgjonaj.