Aplikacion
Një natë para performancës së gjysmëfinales, përfaqësuesja e Shqipërisë dhe përfaqësues së shteteve të tjera dhanë një performancë mjaft të rëndësishme, atë para jurive, të cilët kanë rol të madh për rrugëtimin e përfaqësuesve në finale.
Por në lidhje me performancën e këngëtares ka reaguar edhe Rozana Radi, nëpërmjet një postimi në “Instastory”. Fillimisht ajo u ka bërë thirrje të gjithë atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë që të votojnë për Ronelën.
Por postimi që mori më shumë vëmendje ishte ai që bënte kritika për efektet speciale dhe ndriçimi në performancën e Ronelës mungonin duke i cilësuar planet televizive “të tmerrshme.”
“Nuk mund ta shikoj performancën e Ronela Hajatit sonte për arsye personale por pashë disa video të hedhura nga ata që e kanë parë dhe xhiruar nga TV. Plan televizive të tmerrshme. Ndriçimi i këngës së Ronelës dhe efektet speciale mungonin (Ato efekte që përdoren për të mbuluar të gjithë performancën). Duhet të kërkohet urgjent t’i bëhet “yzmeti” dhe skenës në këtë këngë”, thuhet në postimin e saj./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë