zoom

In Zoom

Ronaldo kundër Coca-Cola: Mos e pini! Kompania humbet 4 miliardë USD

Coca Cola dhe Cristiano Ronaldo janë zyrtarisht në konflikt. Kapiteni i Portugalisë u kërkoi njerëzve të pinin ujë dhe të mos pinin Coca-Cola në fillim të konferencës për shtyp të ekipit të tij përpara ndeshjes së Hungarisë në Euro 2020, duke i sjellë kompanisë telashe e humbje të mëdha.

Ronaldo  vuri re dy shishe Coca-Cola në tavolinën përpara tij dhe vendosi t’i hiqte nga këndi i kamerës.

Edhe pse Coca-Cola është një nga sponsorët kryesor të Euro 2020, Ronaldo nuk hezitoi t’i largonte shishet. Për më tepër ai u bëri thirrje të gjithëve që të ‘pinë ujë’ në vend të pijes së gazuar.

Ky gjest dhe thirrja e tij raportohet se ndikuan në rënien prej 4 miliardë dollarësh të vlerës së markës së Coca-Cola.

Gjesti i Cristiano Ronaldos i kushton Coca Colas katër miliardë dollarë – bien aksionet e gjigantit

Çmimi i aksionit të Coca-Cola ra nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë, me një rënie prej 1.6 për qind menjëherë pas gjestit të Ronaldos, duke e cuar vlerën nga 242 miliardë në 238 miliardë.

Pas këtij ‘skandali’, Coca-Cola gjithashtu vendosi të paraqesë një deklaratë duke iu kundërpërgjigjur portugezit.

“Të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve, pasi njerëzit kanë shije dhe nevoja të ndryshme”, thuhet në deklaratën e Coca-Colas.

 

Një zëdhënës i ‘Euro 2020’ gjithashtu ndau pikëpamjet e tij në lidhje me këtë çështje.

“Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero, në konferencat tona për shtyp”, deklaroi ai. Por kjo deklaratë nuk e zbehu reagimin e fansave të Ronaldos.

Se i urren pijet e gazura tashmë është e dukshme - Ronaldo largon dy shishet dhe bën thirrje që të konsumohet më shumë ujë

Ronaldo mbetet një nga lojtarët më të mirë në histori dhe ka mbi 300 milionë ndjekës të Instagram.

Video e Ronaldos që largon Coca-Colan u bë virale në mediat sociale me disa tifozë dhe faqe në të gjithë botën duke e shpërndarë gjerësisht, duke ndikuar negativisht në aksionet e pijes. /Zoom.al