zoom

Lajme

Romancë me Xhensila Myrtezajn? Ledri Vula: Kemi shumë kimi dhe histori të ngjashme

Romancë me Xhensila Myrtezajn? Ledri Vula: Kemi shumë kimi dhe histori të ngjashme

Në një intervistë të gjatë dhe të sinqertë për podkastin e Alketa Vejsiut, reperi i njohur Ledri Vula ka thyer heshtjen rreth thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi për një afrim të veçantë mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Edhe pse nuk e konfirmoi një lidhje romantike, Ledri e përshkroi marrëdhënien me Xhensilën si një bashkëpunim të ngushtë, të bazuar në ndjenjë, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

“Kemi shumë kimi mes nesh. Jemi si një ekip,” tha reperi, duke lënë të hapur mundësinë që mes tyre të ketë diçka më shumë se miqësi apo thjesht bashkëpunim muzikor. I pyetur nga Alketa nëse një lidhje mes dy artistëve si ai dhe Xhensila do të mund të funksiononte edhe jashtë studios, Ledri u shpreh i bindur: “Po normal që po, mendoj që do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo të kaluar, nëse dy njerëz duhen, dashuria mund gjithçka.”

Ledri ndau edhe disa nga arsyet që e kanë afruar me këngëtaren, duke theksuar se përveç pasionit të përbashkët për muzikën, ata kanë edhe histori personale të ngjashme.

“Kemi pas një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pas mundësi me fol. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë,” shtoi ai.

Kjo intervistë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjete sociale, duke rritur kuriozitetin mbi natyrën e vërtetë të raportit mes dy artistëve, të cilët kohët e fundit janë parë shpesh bashkë në projekte muzikore dhe evente publike.

Postime të lidhura