Aplikacion
Dy nga emrat më të përfolur të muzikës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, u kthyen në qendër të vëmendjes në “Sunny Hill Festival”, pas një performancë që u shoqërua me reagime të shumta në rrjetet sociale.
Prej kohësh qarkullojnë zëra për një romancë mes dyshes dhe afrimiteti i tyre në skenën e festivalit ka shtuar më shumë dyshimet.
Në skenë, ata ndanë momente të afërta me njëri-tjetrin, siç ishte çasti kur Ledri i puthi dorën Xhensilës.
Veç këtij momenti, një tjetër video e dyshes që po përflitet është ajo e kapur teksa ata ndodheshin në prapaskenë.
Ata shihen shumë pranë njëri-tjetrit, duke kërcyer dhe duke biseduar me njëri-tjetrin.
Ky detaj ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave për raportin e tyre./ Zoom.al


