zoom

Aktualitet

Rikthehet ora verore, të dielën akrepat një orë përpara

Rikthehet ora verore, të dielën akrepat një orë përpara

Këtë të diel, në fundjavën e fundit të muajit mars, hyn në fuqi ora verore. Në orët e para të mëngjesit, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara.

Konkretisht, në orën 02:00 të mëngjesit, ora do të shkojë 03:00, duke “humbur” kështu një orë gjumë, por duke fituar më shumë dritë gjatë pasdites.

Ndryshimi i orës aplikohet çdo vit në shumë vende europiane dhe synon shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrore gjatë stinës së verës.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fund të tetorit, kur akrepat do të kthehen sërish një orë pas.

Postime të lidhura