Aplikacion
Një nga resortet më të njohura dhe më ekskluzive në bregdetin e Adriatikut, Aman Sveti Stefan, ka rihapur zyrtarisht dyert për sezonin e ri të pushimeve.
I vendosur në një nga zonat më të bukura të bregdetit dalmat, resorti ofron një kombinim unik mes natyrës mesdhetare, arkitekturës tradicionale dhe luksit modern që karakterizon rrjetin ndërkombëtar “Aman Resorts”.
Kompleksi përfshin gjithsej 58 njësi akomodimi, mes tyre edhe suitat e Vilës Miločer, një ndër ndërtesat historike të zonës e njohur si ish-rezidencë verore e familjes mbretërore Karađorđević.
Përveç akomodimit, vizitorët kanë në dispozicion shërbime të nivelit të lartë, përfshirë një qendër spa të standardeve ndërkombëtare dhe një përvojë gastronomike të kuruar me menu që ndërthurin shijet mesdhetare me kuzhinën bashkëkohore.
Resorti njihet për atmosferën e tij të qetë dhe privatësinë që ofron, duke u kthyer në një destinacion të preferuar për ata që kërkojnë pushime larg zhurmës urbane dhe rutinës së përditshme.