zoom

Aktualitet

Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë në hartën ndërkombëtare të turizmit dhe investimeve, duke tërhequr vëmendjen e aktorëve globalë. Përveç bukurive natyrore, vendi po ndjek një vizion i cili përfshin zhvillimin e një ekonomie të turizmit të integruar dhe projekteve real estate me standarde europiane.

Gjithnjë e më shumë, investitorë nga vende përtej kufijëve janë në kërkim të destinacioneve të reja që kombinojnë turizmin e qëndrueshëm me kthime afatgjata financiare dhe oferta e Green Coast ka qenë prej vitesh përfaqësuese e Shqipërisë në hartën mesdhetare. Me një investim prej 1 miliard eurosh, ky projekt ka shënuar një pikë kthese për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në zonat bregdetare, duke u kthyer në katalizator të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve të huaj.


Një treg në rritje të vazhdueshme
Me mbi 1.5 km vijë bregdetare dhe 70,000 m² gjelbërim, konceptuar nga studio prestigjioze arkitekturore Emre Arolat, Green Coast ka vendosur standarde të reja në një treg ku kërkesa për prona buzë detit po rritet ndjeshëm. Gjatë viteve të fundit, 40% e blerësve në këtë projekt kanë qenë jo rezidentë duke e bërë atë një magnet për kapital ndërkombëtar dhe një garanci të diversifikimit të bazës së investitorëve, kjo edhe falë lehtësisë së financimit, për jo rezidentët.


Përtej sezonit turistik, një model i ri jetese
Ndryshe nga resortet tradicionale që qëndrojnë të hapur vetëm në verë, Green Coast është duke zgjatur ndjeshëm sezonin në ofrimin e shërbimeve të shumta gjatë gjithë vitit. Afërsia me tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, që pritet të hapet së shpejti, janë faktorë kyç që i japin projektit qasje të shpejtë dhe të qëndrueshme, duke e bërë atë një destinacion të aksesueshëm në çdo stinë të vitit. Ky model shënon një ndryshim të rëndësishëm për Shqipërinë, që kalon nga turizmi sezonal, drejt një ekonomie të qëndrueshme në sektorin e turizimit, për rrjedhojë edhe të pasurive të paluajtshme.


Nga suksesi drejt një kapitulli të ri
Ritmi i shitjeve ka qenë në rritje, si tregues i fortë i besimit të tregut në këtë projekt. Me hapjen e fazës së tretë, oferta është zgjeruar me më shumë tipologji, nga apartamente funksionale për investitorë të rinj, deri tek vilat ekskluzive që synojnë klientelën me kërkesa më të sofistikuara. Këto kërkesa plotësohen edhe me paketat e mobilimit të personalizuara të cilat përshpejtojnë procesin e banimit dhe e bëjnë eksperiencën më të lehtë, duke nxitur edhe më tej interesin e tregut ndërkombëtar.

Një ekosistem i mbyllur
Përtej arkitekturës, Green Coast po ndërton një ekosistem të vërtetë shërbimesh, me sheshe dhe qendra rekreative që nxisin ndërveprimin mes banorëve dhe vizitorëve, si Shëtitorja buzë detit, Lifestyle Center La Vista dhe qendra tregtare Galeria By TEG. Gama e larmishme e shërbimeve plotësohet me pishina publike, krahas atyre të hoteleve, një plazh me certifikimin prestigjioz “Blue Flag”, i pari dhe i vetmi në Shqipëri, si dhe një qendër shërbimesh të integruara me stacion policie, qendër shëndetësore, zjarrfikëse, si dhe siguri 24/7 e mirëmbajtje gjatë gjithë vitit të hapësirave të përbashkëta. Nëpërmjet kësaj oferte gjithëpërfshirëse, projekti i afrohet modelit të “mini-qyteteve të integruara” që tashmë kanë revolucionarizuar tregje si Mali i Zi, Greqia, Spanja apo Dubai.


Rritja e qëndrueshme e vlerës dhe kthimi i investimit
Treguesit financiarë të Green Coast dëshmojnë qartë se ky projekt ka sjellë një rritje të qëndrueshme dhe të matshme në kohë, me një rritje totale të vlerës së pronës që arrin deri në 3-4 herë më shumë krahasuar me momentin kur ka nisur shitja. I pozicionuar në një nga zonat më të bukura të Rivierës Shqiptare, Green Coast përfaqëson një mundësi investimi unike që ofron të ashtuquajturat “triple benefits”. Këto përfshijnë përdorimin personal të pronës si rezidencë moderne dhe vendpushim elitar, fitimin përmes programit të qiradhënies të menaxhuar nga operatorë të specializuar dhe rritjen e qëndrueshme të vlerës së pronës me kalimin e kohës.

Projekti është konceptuar si një destinacion i integruar që ofron jo vetëm rezidenca bashkëkohore dhe hotele me pesë yje, por edhe shërbime gjatë gjithë vitit, qendrën e vetme tregtare dhe lifestyle center në Rivierën shqiptare, hapësira të dedikuara për argëtim e relaks si dhe organizimin e eventeve të ndryshme me emra të njohur në vend dhe ndërkombëtarisht. Përmes një arkitekture që respekton dhe i përgjigjet natyrës në mënyrë organike, ky projekt synon të sjellë inovacion ku parashikohen korridore dhe tarraca të gjelbëruara.
Të gjithë këta elementë e pozicionojnë Green Coast si një destinacion elitar, duke e kthyer atë në një mundësi investimi të garantuar me kthim të lartë dhe të qëndrueshëm./ Zoom.al
 
 

Postime të lidhura