zoom

Rajoni

Rezultatet në presidenciale, Kovaçevski i LSDM thotë se pas 8 Majit do ketë zgjedhje në parti

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, iu përgjigj mediave në Maqedoninë e Veriut se pas zgjedhjeve të 8 Majit, si procedurë standarde do të ketë zgjedhje edhe në partinë e tij.

Ai e komentoi këtë si përgjigje nëse do të mbajë përgjegjësi pas dallimit të madh në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mes Gordana Siljanovska Davkovës dhe Stevo Pendarovskit, ky i fundit presidenti aktual dhe që duket se do e humbasë garën, pasi rivalja ka diferencë të madhe, edhe pse pritet raundi i dytë.

“Në vendin tonë statuti kërkon mbajtjen e një kongresi të përgjegjshëm me analizë të rezultateve dhe më pas zgjedhje ku kërkohet deklarim për zgjedhjen e kryetarit të partisë si dhe organeve të tjera të partisë si bordi qendror bordi ekzekutiv, nënkryetarët, e kështu me radhë”, tha Kovaçevski.

Ai tha se pas zgjedhjeve do të bëhen analiza në nivel të organizatave komunale, si dhe në nivel të bordit ekzekutiv dhe qendror. /ZOOM.AL/