zoom

Lajme

Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç për “spastrimin etnik”: Fjalët e mia u keqintepretuan

Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç për “spastrimin etnik”: Fjalët e mia u keqintepretuan

Ministrja serbe Snezhana Paunoviç ka reaguar pas polemikave të shkaktuara nga deklarata e saj për Kosovën, duke pretenduar se qëndrimi i saj është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit.

Në një intervistë televizive, Paunoviç i kërkoi falje presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë, duke theksuar se deklarata e saj nuk përfaqëson politikën zyrtare të shtetit serb.

Sipas saj, vetëm një pjesë e shkurtër e intervistës është përdorur në publik, duke krijuar një interpretim që, sipas ministres, nuk pasqyronte mesazhin e plotë.

“Kjo është historia ime, jo një deklaratë politike. Më vjen keq që më duhet të shpjegoj se ky nuk është qëndrimi i presidentit apo i qeverisë”, u shpreh Paunoviç.

Më herët, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç u distancua publikisht nga deklarata e ministres, duke theksuar se ajo nuk pasqyron qëndrimin e tij dhe as politikën zyrtare të qeverisë serbe./ Zoom.al

Postime të lidhura