Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, që ka ngjallur edhe protesta nga banorët e zonës.
Kryeministri tha se nuk është e vërtetë se shteti po fal tokën, duke shtuar se lajmet që kanë qarkulluar janë të pavërteta.
Ai theksoi se bëhet fjalë për një pronë private dhe se investitori i përfshirë është serioz. Sipas Ramës, investitorët kanë siguruar tokën përmes marrëveshjeve me pronarë privatë dhe jo nga shteti shqiptar.
“Zhurmën për një lajm të rremë, po flas Zvërnecin, shteti nuk po fal asgjë. Ajo është pronë private. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet serioz që atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti ka pasuri në anën tjetër të projektit, ku ende sot nuk ka mbaruar negociata pasi Korporata Shqiptare e Investimeve është pjesë e projektit. Dhe toka e ishullit do jetë aty e shtetit shqiptar”, tha Rama.