zoom

Aktualitet

Reshjet e dëborës, vështirësohet qarkullimi mjeteve në disa akse! Ndalohet kalimi i kamionëve në Qafë Thanë

Reshjet e dëborës, vështirësohet qarkullimi mjeteve në disa akse! Ndalohet kalimi i kamionëve në Qafë Thanë

Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore të vendit, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë si dhe në Sarandë.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Blutë informojnë se ndodhen në terren, ndërkohë po bashkëpunojnë me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore për pastrimin e akseve nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Sipas njoftimit zyrtar, në segmentin rrugor të Qafë Thanës nuk do të lejohet përkohësisht kalimi i kamionëve, për rreth 2–3 orë, deri në pastrimin e plotë të rrugës nga borëpastruesja në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore si dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

Postime të lidhura