zoom

Aktualitet

Reshjet bllokojnë edhe Unazën e Madhe/ Përmbytet dalja në rrethrrotullimin e Freskut (video)

Reshjet bllokojnë edhe Unazën e Madhe/ Përmbytet dalja në rrethrrotullimin e Freskut (video)

Reshjet masive kanë shkaktuar probleme edhe në kryeqytet, në zonën e Freskut.

Pamjet e Zoom.al tregojnë se makinat “po notojnë” në dalje të Unazës së Madhe, pranë rrethrrotullimit të Freskut. Siç shihet qarkullimi për mjetet është vështirësuar për shkak të pellgjeve të krijuara në këtë aks.

Në të gjithë vendin, situata paraqitet e rënduar. Ndonëse reshjet ishin parashikuar prej një jave, emergjencat civile duket se janë gjendur të papërgatitur dhe shumë qytetarë raportohet se nuk kanë marrë ndihmë nga strukturat.

Postime të lidhura