zoom

Ekonomi

Rënie e fortë e euros, si e mbyllën javën valutat e huaja kundrejt lekut

Rënie e fortë e euros, si e mbyllën javën valutat e huaja kundrejt lekut

Leku ka regjistruar një nivel të ri mbiçmimi ndaj valutave dhe sidomos monedhës së përbashkët europiane. Në mbyllje të kësaj jave 1 euro këmbehet me 104.42, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është edhe niveli më i ulët nga 25 gushti ku monedha europiane regjistroi vlerën më të lartë në 110.58 lekë, pas një ecurie zhgënjyese gjatë sezonit turistik. Ndërkohë, dollari amerikan ka rifituar lehtë terren duke u këmbyer me 97.4 lekë, por mbetet në vlera ende të ulëta.

Mbiçmimi i lekut ndaj valutave u justifikuar me hyrjet e larta të këtyre të fundit gjatë një sezoni të suksesshëm turistik, por rënia edhe gjatë muajit nëntor e hedh poshtë këtë argument.