zoom

Aktualitet

RENEA dështon sërish në kapjen e krahut të djathtë të Martinajt. Eljon Hato në arrati

RENEA dështon sërish në kapjen e krahut të djathtë të Martinajt. Eljon Hato në arrati

Një tjetër operacion i forcave RENEA ka dështuar në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023.

Sipas burimeve, kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur.

Nga ky aksion janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 apo 6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos.

Edhe më herët RENEA ka kryer disa operacione për arrestimin e tij në Shkodër dhe Tiranë, por nuk ka mundur ta gjejë.

Nuk dihet nëse operacioni është dekonspiruar, apo Hato nuk ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.

Prej më shumë se dy vitesh, vetë Ervis Martinaj është zhdukur pa lënë pas asnjë gjurmë, por përsëri shumë ngjarje kriminale të ndodhura pas zhdukjes i janë faturuar vetë Martinajt dhe grupit të tij, ku përfshihet Hato. Edhe për autoritetet Martinaj ka mbetur një fantazmë, e pamundur për t’u konfirmuar vdekja apo arratisja e tij. I zhdukur apo i vdekur, Martinaj vazhdon të jetë aktor me rëndësi në skenën e krimit në vend. /Zoom.al

Postime të lidhura