Aplikacion
Vazhdon ‘lumi’ i golave në Botërorin 2026, ndërsa faza e 1/16-ave po sjell edhe ndryshime të rëndësishme në renditjen e golashënuesve. Në krye të listës ndodhen dy ‘yje’ të mëdhenj të futbollit botëror: Lionel Messi dhe Kylian Mbappé, të dy me nga 6 gola të shënuar.
Pas tyre renditen Erling Haaland dhe Harry Kane, të cilët kanë arritur në kuotën e 5 golave dhe mbeten ende në garë për “Këpucën e Artë”.
Në vendet pasuese, me nga 4 gola, ndodhen Vinicius Jr, Ousmane Dembélé, Ismaïla Sarr dhe Mikel Oyarzabal, me sulmuesin spanjoll që ka bërë një rritje të ndjeshme në renditje falë paraqitjeve të fundit.
Me nga 3 gola janë një grup i gjerë futbollistësh, mes tyre Cristiano Ronaldo, Matheus Cunha, Jonathan David, Kai Havertz, Deniz Undav, Ismael Saibari, Cody Gakpo, Brian Brobbey, Yoane Wissa, Johan Manzambi, Julián Quiñones, Folarin Balogun dhe të tjerë.
Në kuotën e 2 golave gjenden emra të njohur si Romelu Lukaku, Jude Bellingham, Riyad Mahrez, Leandro Trossard, Marko Arnautović, Daniel Muñoz, Nicolas Pépé, Daichi Kamada, Ayase Ueda, Raúl Jiménez, Cyle Larin, Youri Tielemans dhe shumë të tjerë që vazhdojnë të lënë gjurmë në turne.
Më poshtë lista e plotë e golashënuesve të turneut:
6 gola
5 gola
4 gola
3 gola
2 gola