zoom

Ekonomi

Remitancat, rekord historik/ Emigrantët sollën në Shqipëri 444 mln euro

Ky vit regjistroi një rekord të remitancave.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, emigrantët shqiptarë sollën në vend 444 milionë euro në 6 muajt e parë të vitit, shifra më e lartë kjo që bga viti 2008, kur Banka Qendrore nisi të mbajë këto të dhëna.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shumë është 18% më e lartë.

Emigrantët që sollën para në Shqipëri vazhdojnë të jenë nga Greqia dhe Italia, por në ndryshim nga tradicionalja, këtë vit pati një “bum” remitancash edhe nga Anglia dhe Gjermania.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit sa vjen e po rritet, çka po mban në këmbë dhe remitancat.

Sipas Eurostat, në vitin 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.