zoom

Sport

Reali e paguan shtrenjtë fitoren në “El Clasico”, ngec në derbin me Vallecano!

Reali e paguan shtrenjtë fitoren në “El Clasico”, ngec në derbin me Vallecano!

Euforia për fitoren në “El Clasico” me Barcelonën nuk ka kaluar pa fraktura për madrilenët. Real Madridi nuk dot bën Real-in as ndaj “kushërinjve”.

“Los Blancos barazuan pa gola ndaj Rayo Vallecanos në La Liga, në takimin e mbajtur në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid). Kjo pikë bën që ekipi i Ancelottit të jetë në vendin e dytë me 29 pikë, 2 pikë më pak se Girona kryesuese dhe 2 pikë më shumë se Barcelona e vendit të 3-të. Te Rayo ky “X” qëndron mirë.

Aktualisht, ekipi e sheh veten në mesin e tabelës dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, qëndrimi në elitë mund të sigurohet më shpejt nga çfarë pritej. Sa i takon ndeshjes, Real Madridi i bëra të gjitha si duhet, përveç finalizimit. Dyshja Vini-Joselu në ofensivë nuk prodhoi rezultat, ndërsa as Bellingham pas shpinës së tyre nuk ishte në natën e tij më të mirë. /ZOOM.AL/