Aplikacion
Real Madridi vijon me raundin e rinovimeve dhe sot ishte radha e francezit Eduardo Camavinga, i cili zgjat kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2029, pas rinovimeve të Rodrigo dhe Vinicus ditë më parë. Klubi zyrtarizoi këtë të martë blindimin e mesfushorit 20-vjeçar francez, pasi njoftoi javën e kaluar rinovimet e Vinicius deri në 2027 dhe Rodrygo deri në 2028. Pritet që futbollisti i radhës që do të vazhdojë kontratën të jetë Fede Valverde.
Camavinga, i nënshkruar në verën e vitit 2021 nga Rennes për 30 milionë euro, ka fituar peshë dhe rëndësi në Real Madrid gjatë muajve. Gati të mbushë 21 vjeç, francezi tashmë është praktikisht një titullar i padiskutueshëm për Carlo Ancelottin, qoftë si mesfushor apo si mbrojtës i majtë, një pozicion që ai e ka zënë me frekuencë në rritje.
Camavinga ka bërë tashmë 114 paraqitje për Real Madridin dhe ka fituar tashmë çdo titull të mundshëm në dy sezonet e tij të para me të bardhët: Ligën, Champions League, Copa del Rey, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /ZOOM.AL/